Makina përplas biçikletën, humb jetën i moshuari

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.

Bëhet fjalë për një burrë, mosha dhe identiteti i të cilit nuk bëhen të ditura, i cili teksa lëvizte me biçikletë u përplas për vdekje nga një makinë.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Hoxha Tahsim”, ndërkohë që uniformat blu bënë shoqërimin e drejtuesit të mjetit tip “Seat”.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe e mjetit dhe tentativat për parakalim.

Ndërkohë policia po heton për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur.

Në videon më poshtë shihni pamje nga vendi i ngjarjes.

Share Button