Mahershala Ali, myslimani që fitoi Oscar, si aktori më i mirë jo protagonist për Moonlight

Fituesi i çmimit Oscar si aktori më i mirë jo protagonist për “Moonlight”: është Mahershala Ali, aktori i parë mysliman që fitoi një Academy Award.
Kaliforniani, 43 vjeçar, që në film interpreton rolin e “një shpërndarësi të mirë”, Juan, është bërë baba ditët e fundit.

Pas ceremonisë së çmimeve Oscar në sallën e zyrës së shtypit i tha gazetarëve: “Si artist puna ime është e njëjtë , feja nuk hyn, puna ime është të tregoj një histori dhe të them të vërtetën, fakti që jam mysliman nuk është i konsiderueshëm”.
Në sallën e zyrës së shtypit tregoi atë që ka përjetuar pas lajmërimit të gabuar të të filmit më të mirë dhe pati fajlë shumë të mira për producentët e aktorët e La La Land.

“U shqetësova kur u bë lajmërimi gabim. Të shikoje gjithë ata njerëz të trazuar më shqetësoi. Ishte një ndjenjë e përzier , nga një anë ishte kënaqësia për fitoren e Moonlight , por nga ana tjetër ishte e dhimbshme të shikoje atë momenti turbullimi”.
Për Ali, filmat Moonlight dhe La La Land kanë shumë të përbashkëta , edhe pse janë shumë të ndryshëm: “Ditën t’i flasin publikut edhe pse në mënyra shumë të ndryshme”.

Ali kishte si kundërshtare në nominime Jeff Bridges (Hell or High Water), Lucas Hedges (Manchester by the sea), Dev Patel (Lion) dhe Michael Shannon (Animali notturni). Në karrerë e tij telelvizive ka shumë telefilma: telefilmi Crossing Jordan, CSI: skena e krimit, Marvel’s Luke Cage, Codice Matrix, Alphas, ndërsa në kinema ishte në 2016 në kastin e Diritto di contare, Free state of Jones dhe në të kaluarën, mes të tjerave, në Hunger Games./ATA

Share Button