Madagaskar, rritet numri i të vdekurve nga murtaja

Numri i të vdekurve nga murtaja në Madagaskar është rritur në 28, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë, është njoftuar se kanë humbur jetën 28 nga 150 persona të cilët ishin të diagnostikuar me sëmundjen që kishte nisur të përhapet në muajin gusht.

Në deklaratë gjithashtu është theksuar se do të rriten kontrollet në aeroporte dhe stacione të minibusëve në kryeqytetin Antananarivo, për identifikimin e rasteve të dyshuara.

Ministria në një njoftim në 2 tetor kishte theksuar se nga 145 raste 26 kanë përfunduar me vdekje.

Në shkollat e vendit arsimimi është ndërprerë një javë për kryerjen e punimeve të dezinfektimit, ndërsa ë kryeqytetin Antananarivo më parë ishte themeluar një qendër shëndetësie për trajtimin falas të të sëmurëve nga murtaja.

Simptomat e sëmundjes së murtajës zakonisht janë temperatura të larta, lodhje dhe kollitje.

Share Button