Lushnjë, treni përplas 12-vjeçaren

Një vajzë e moshës 12-vjeçare është përplasur nga treni i linjës Lushnjë-Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Lushnjes, gjatë orëve të para të mëngjesit, kohë kur e mitura me inicialet K.A., ka qenë duke ikur për në shkollë.

Ajo ka kaluar mbi shinat e trenit por nuk ka mundur të shikojë mjetin lëvizës, i cili ka qenë duke ardhur në drejtim të saj.

Nga burimet paraprake mësohet se 12-vjeçarja është transportuar për në spital, ku pasi ka marrë ndihmën e parë nga bluzat e bardha, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Share Button