Lushnje, merret në pyetje i dyshuari për atentatin

Prokurorët e Lushnjes kanë marrë në pyetje shtetasin Julian Sula, i njohur me emrin Juli i Pashkos.

Ai është një nga disa të dyshuarit si të përfshirë në atentatin e pak ditëve më parë, ku mbetën të vrarë dy të rinj. Burime policore thonë se ai është vetëdorëzuar dhe se uniformat blu kanë bërë kontrollet e duhura.

Policia në Lushnje ka shtuar prezencën dhe kontrollet për të kapur dy të akuzuarit kryesorë, Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili për atentatin me pasojë vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, si dhe plagosjen e dy të tjerëve. Ndërkohë, shënjestra e atentatit arriti të shpëtonte.

Share Button