Luleshtrydhe kundër akneve

Ja një maskë e mirë kundër akneve.

Acidi salicilik i cili gjendet lehtësisht tek luleshtrydhje është një kurues për ato persona që kanë probleme me aknet. Gjithashtu një efekt shumë të rëndësishëm e kanë edhe limoni dhe mjalti. Një maskë e me këto përpërës do të ndikojë në pastrimin e lëkurës knga papastërti të ndryshme, si dhe heqjen e akneve. Pasi e keni përgatitur këtë maskë e lini atë në frigorifer për 12 orë. Kur kjo maskë është e freskët është shumë më efektive për lëkurën.

Koha që do t’ju duhet për të përgatitur këtë maskë është 5 minuta.

Përbërësit:
6 luleshtrydhe të freskëta
1 lugë mjaltë
1 lugë sheqer të errët
1 lugë limon të freskët

Pastrojini luleshtrydhet dhe ndajini ato në pjesë të vogla. Shtrydhini ato që të merrni lëngun. I hidhni luleshtrydhet në një tas, pastaj shtoni mjaltin, sheqerin e errët dhe lëngun e limonit. Vendoseni maskën mbi fytyrë dhe lëreni të qëndrojë 10 minuta, në fund e shpërlani me uje të vakët dhe vendosni nje krem zbutes per te lemuar fytyrën.

Share Button