Luftime të ashpra në Siri

Forcat Siriane të Sigurimit janë përfshirë në luftëra të ashpra me rebelët në kryeqytetin e Damaskut, thonë banorët.

Predhat e artilerisë janë lëshuar në zemër të qytetit si pjesë e një sulmi rebel befasues, shkruan BBC.

Kryengritësit i detonuan dy bombë-vetura vetëvrasëse në bashkinë e Jobarit, para se të tentojnë që të sulen drejt linjave mbrojtëse të qeverisë, thanë vëzhguesit.

Ushtria iu përgjigj atyre me sulme ajrore.

Mediat shtetërore siriane thanë se u shfrytëzuan edhe tunelet e fshehta për ta lansuar sulmin në Jobar.

Share Button