Lubonja: Shqipërisë nuk i vjen rreziku nga Islami, të rritet ndikimi i feve

Publicisti Fatos Lubonja nuk e shikon problemin e terrorizmit tek Islami, por tek shkaqe të tjera. Duke reaguar për sulmet, ai thotë se sulme të tilla nuk duhet të lidhen me fenë Islame, por ato lidhjen me varfërinë, problemet sociale, etj.

Lubonja thotë se myslimanët kanë bashkëjetuar prej shekujt me besimtarët e feve të tjera, duke përmendur këtu Perandorinë Osmane, një perandori e cila kishte brenda vetes kombe dhe bashkësi fetare të ndryshme, si të krishterë, apo hebrenj.
“Po të shikojmë historinë, ajo na tregon gjithashtu se vërtet ka pasur plot luftëra fetare, por popujt me fe te ndryshme kanë mësuar edhe të bashkëjetojnë e të respektojnë besimet e njëri-tjetrit. Këtë e tregon edhe historia e Perandorisë Osmane ku kemi bërë pjesë edhe ne ku popujt me fe të ndryshme kanë bashkëjetuar me myslimanët, se po të kishte qenë ndryshe në afro 500 vjet dominim të osmanëve myslimanë në Ballkan nuk do të kishte pasur më asnjë ortodoks apo katolik dhe nuk do të kishte mbetur kishë e sinagogë më këmbë në Ballkan”-theksoi ai.

Me tej Lubonja u shpreh se fryma e bashkëjetesës me tjetrin në paqe është mbizotëruese në botën Islame edhe sot, kurse aktet terroriste që shohim nuk e kanë inspirimin nga Islami, por nga problemet sociale ekonomike të injorancës, të nacionalizmave, të korrupsionit e abuzimit të elitave sunduese në vende të botës Islame apo në frustrimet social ekonomike të emigrantëve me fe islame në Evropë, që pastaj instrumentalizojnë islamin duke përdorur atë që ai e quan principi i tij identitar”, thotë Lubonja në një intervistë për Lapsi.al.

Ai shprehet se Shqipërisë për momentin nuk i vjen asnjë rrezik nga feja, pasi sipas tij, ato s’kanë asnjë ndikim.

Sipas Lubonjës, ndikimi i tyre duhet të rritet, pasi do ta bënte shoqërinë shqiptare më të mirë.

Share Button