Lopez: E kam përjetuar keq ndarjen nga Anthony

Jennifer Lopez, ka folur për ndarjen nga ish-bashkëshorti Marc Anthony, duke e quajtur divorcin si shumë të rëndë. Krijuesja e hitit “On The Floor”  tha se ndarja nga Marc Anthony, ka shkaktuar dëm emocional te ajo.“Unë kam kaluar nëpër momente shumë të këqija në jetën time, nuk do të ndryshoja asgjë, sepse më ka bërë atë që jam”.“Si femër, ndonjëherë mund të zhgënjehem. Tani e kam kuptuar se jam  mirë që jam vetëm dhe se tani mund të ndaj jetën time me dikë tjetër”, ka thënë Lopez. Ajo ka kohë që është në lidhje me balerinin, Casper Smart.

Share Button