Lopët e ngordhura po bëhen sallam në Tiranë

Gjedhet e prekura nga dermatoza nodulare po shiten nga fshatarët, ndërsa mishi i tyre po përdoret nga fabrikat e sallamit.

Dëshmia që ka dhënë një fermere nga Lushnja për ABC News është tepër alarmante në lidhje me cilësinë e ushqimeve që konsumojme.

Sipas saj, lopën që i kishte ngordhur nga dermatoza nodulare e kishte shitur për 10 mijë lekë dhe e kishin dërguar në Tiranë për Sallam.

Shumë fermerë thonë se e kanë të pamundur të mjekojnë me kafshët e sëmura me fondet e tyre duke bërë thirrje për vaksina nga Ministria e Bujqësisë.

Share Button