Lista me banorët që braktisin vendin e tyre, ja ku renditet Shqipëria

sidorela Brahaj, me te cilen do te flasim per diten boterore rreth hixhabitNjë hartë e re e Europës zbulon vendet më të braktisura të Europës nga qytetarët e saj. Harta përfshin vende si Portugalia, Kroacia. Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Moldavia.

Shqipëria zë vendin e dytë me 38.8 përqin të popullsisë të larguar nga vendi. Kjo përqindje përkon me më shumë se 1 milionë banorë që kanë vendosur të emigrojnë.

Bosnje Hercegovia ka numrin më të lartë. Ajo mban vendin e parë me 43.3 përqind ose me 1.6 milionë njerëz të larguar nga vendi.

10 VENDET ME NUMRIN MË TË MADH TË POPULLSISË SË LARGUAR

Bosnje – Herzegovina – 43.3 %

Shqipëria – 38.8 %

Maqedonia – 24.8 %

Portugalia – 22.3 %

Mali i Zi – 22.1 %

Moldavia – 21.8 %

Kroacia – 20.4 %

Lituania – 18.9 %

Irlanda – 18.8 %

Rumania – 17.5 %

Shqiptarët zunë në 2014 – 2015 vend të dytë për numrin e kërkesave për azil në vende si Gjermania apo Holanda. Autoritetet në këto vende ndryshuan procedurat e kthimit të përgjigjeve dhe riatdhesimit të azilkërkuesve, vetëm për të frenuar aplikimet nga Shqipëria. Në disa raste, shqiptarët ua kaluan edhe sirianëve për numrin e aplikimeve në Gjermani.

Share Button