Liria tregtare, Shqipëria e para në rajon

“Heritage Fondation”, një nga institutet kërkimore më të njohur në fushën e ekonomisë e klasifikoi Shqipërinë si vendin e 13 në botë për nga lehtësia e të bërit tregti me jashtë. Renditja u bë publike në indeksin e lirisë tregtare.

“Sipas këtij indeksi Shqipëria arrin në vendin e parë në rajon dhe krahasuar me vitin e kaluar jemi përmirësuar me 20 pozicione. Ky është një tregues shumë domethënës që ndikon në rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe rritjen ekonomike”, deklaroi ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi.

Sipas indeksit, gati gjysma e importeve në Shqipëri janë të përjashtuar nga tarifat doganore, ndërsa pjesa tjetër paguajnë taksa të ulëta.

Share Button