Lira turke rimëkëmbet, populli i përgjigjet thirrjes së Erdoganit

Monedha turke në pesë ditët e kaluara është rimëkëmbur për 0.17 lira në krahasim me dollarin amerikan, si përgjigje ndaj thirrjes së presidentit Erdogan për të mbrojtur valutën duke e këmbyer dollarin amerikan në lira turke.

Para thirrjes së Erdoganit lira kishte pësuar rëndë nga shkaku i paqëndrueshmërisë globale në vazhdën e fitores presidenciale të Donald Trumpit.

Më 2 dhjetor Erdogan i bëri thirrje popullit të këmbejë dollarin për lira dhe të përdorin valutën vendore për tregëtim.

Lira më vonë u ngrit për 4.62 për qind në krahasim me dollarin amerikan duke e çuar atë në 3.4310 lira nga niveli i lartë historik prej 3.5975.

Të mërkurën ministri i Mbrojtjes njoftoi se fondi përkrahës ka kaluar kursimet e këmbimit valutor nga valuta të huaja në lira turke.

Sipas kumtesës, 262.7 milionë dollarë dhe 31.3 milionë euro nga kursimet e këmbimit valutor janë konvertuar në monedhën lokale si përgjigje ndaj thirrjes së presidentit.

Ndërkohë, Autoriteti Regulator për Tregun e Energjisë (EMRA) gjithashtu njoftoi se do të vë në përdorim lirën turke gjatë tenderëve për distribuim të gazit natyror, ndërsa Instituti për Standardet Turke tha se ka konvertuar të gjitha paratë e gatshme në lira.

Ata ndoqën hapin e bursës së Stambollit e cila më 2 dhjetor vendosi të konvertojë të gjitha paratë e gatshme në lira, ashtu siç veproi edhe Administrata e Privatizimit si dhe qytetarë të shumtë të cilët këmbyen kursimet valutore ne lira.

Share Button