Linjat ndërqytetëse, nga 20 dhjetori stacioni i ri te sheshi “Shqiponja”

Bashkia e Tiranës ka ndryshuar stacionin e autobusëve për linjat ndërqytetëse midis qarqeve.

Duke filluar nga data 20 dhjetor 2015, stacioni i ri do të jetë tek ish-drejtoria e Doganës së Tiranës, te sheshi “Shqiponja”.

Sipas bashkisë, arsyeja për zhvendosjen e stacionit të autobusëve në këtë pjesë të Tiranës është për krijimin e lehtësirave operacionale dhe organizative për transportin ndërqytetës, me synim rregullimin e qarkullimit të mjeteve të transportit ndërqytetës dhe nxitjen e promovimin e transportit ndërqytetës.

Linjat e zhvendosura janë: Patos-Ballshi, Përmet-Tri Urat, Buz-Përmeti, Vlora, Durrësi, Fieri, Poliçani, Saranda, Himara, Lushnja, Çorovoda, Shijaku, Kuçova, Berati, Kakavija, Gjirokastra, Libohova, Delvina, Tepelena, Konispoli, Kavaja, Rogozhina, Selenica, Roskoveci, Orikumi, Sukthi, Ballshi, Manëz, Divjaka, Këlcyra.

 

Share Button