Ligji i ri në Francë, dënohen e-mailet jashtë orarit

Tashmë në Francë, nese keni një kompani me 50 ose më shumë punëtorë, nuk mund tiu dërgoni atyre një email pas orarit të punës. Amendamenti vjen si pasoje e disa studimeve të cilat tregojnë se në moshën dixhitale është bërë gjithnjë e më e vështirë për njerëzit që të distancohen nga puna edhe jashtë orarit zyrtar të saj.

Ligji i ri u lejon punëtorëve të shijojnë me përparësi kohën e tyre pas oratit të punës. Sipas të gjitha studimeve, stresi i punës është i vazhdueshëm edhe kur nuk je fizikisht atje, pikërisht për shkak të lidhjes me punën në mënyrë elektonike, dhe kjo është shumë e dëmshme.

Ligji i ri detyron kompanitë që të përcaktojnë politika që kufizojnë ndikimin e punës në jetën private të punonjësve të tyre, por nuk dënon kompanitë që shkelin rregulloren. Ekspertët thonë se ligji do të dobësojë sindikatat dhe do të përmirësojë pasigurinë e punëtoreve për humbjen apo ruajtjen e vendit të punës.

Share Button