Ligji i ri ndalon mashtrimet, hipotekim para shitjes

Ndërtuesit nuk do të lejohen të lidhin kontrata porosie me blerësit pa i regjistruar me pare ato në hipotekë. Qeveria do të ndryshojë ligjin ekzistues të sigurimit të pasurive të paluajtshme, për të mbyllur një nga hapsirat më të mëdha të abuzimeve gjatë viteve të fundit në këtë treg, atë të shitjes së apartementeve nga dy apo më shumë herë.

Për shkak se në ligjin ekzistues, regjistrimi i porosive, pra shit-blerja në avancë e apartameneteve ende të pandërtuara, ka qenë në vullnetin e ndërtuesve ka patur raste kur i njëjti apartament është shitur disa herë duke mashtruar jo vetëm blerësit, por edhe bankat të cilat kanë dhënë kredi mbi këto prona.

Me ligjin e ri firmat ndërtuese do të ketë detyrim ligjor te regjistrojne jo vetëm lejen e ndërtimit, por edhe kontratat e porosisë, duke rritur sigurinë juridike për ketë kategori koletaralesh.

Drafti është hartuar nga Ministria e Drejtësisë dhe ka mbërritur në parlament. Ai është pjesë e planit të masave për uljen e kredive të këqija i bashkëfirmosur nga kryeministri Edi Rama dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko

Share Button