Liderët Shpirtërorë Muslimanë: Hapa konkrete në luftën kundër ekstremizmit

Turqi – (IINA).  E premte, 30 prill 2016. Klerikë nga bota islame mblidhen në Stamboll, në një takim ndërkombëtar me temë: “Roli i imamëve dhe vaizëve në luftën kundër radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit”.

Në këtë takim, i cili mbahet nën kujdesin e qeverisë turke, marrin pjesë 300 imamë dhe vaizë nga 50 vende të ndryshme të botës. Ndër referatet kryesor të këtij forumi objektivi kryesor u përqëndrua në nevojën për përhapjen e frymës së mesme islame, dhënien fund konflikteve dhe padrejtësive në rajon e më gjërë.

Imamët mbajtën qëndrime rigoroze në lidhje me përballimin e rrymave dhe sekteve radikale të cilat keqpërdorin fenë për të arritur interesa të caktuara. Ata bënë thirrje për kthimin e rolit të xhamisë në origjinën e vet, ku xhamia është bazë e kulturës dhe civilizimit ku kultivohen vlera edukative e mbi të gjitha paqja dhe toleranca janë atmosfera e ofruar nga shtëpitë e Zotit.

Ndër iniciativat kryesore të këtij forumi do të jetë edhe nxjerrja e një udhëzuesi për të gjithë imamët e Komunitetit Botëror të Xhamive, e cila varet drejtpërsëdrejti nga Liga e Botës Islame. Forumi synon të thellojë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve fetare në vende të ndryshme dhe mbajtjen e dialogut të qëndrueshëm dhe efekas ndërmjet prijësve fetarë muslimanë.

Në të njëjtën kohë, ky takim synon të forcojë rolin e imamëve për realizimin e rolit të xhamisë në tejçimin e mesazhit të paqes dhe sigurisë shpirtërore dhe sociale të njerëzve. Vlen të përmendet se në këtë takim përfaqësohen organizma qendrore nga e gjithë bota islame.

Share Button