Liderët europianë rinovojnë kontratën e re pa Britaninë

27 vendet anëtare të BE, pa Mbretërinë e Bashkuar, nënshkruan dje në sallën “Orazi e Curiazi” në selinë e Bashkisë së Romës Deklartën e Re të Romës. Në këtë sallë 60 vite më parë, dikur vetëm 6 shtete europiane si italia, Francia, Gjermania Perëndimore, Belgjika, Vendet e Ulëta e Luksemburgu nënshkruan dy Traktetet e Romës, të cilat i dhanë jetë lindjes së Bashkimit Ekonomik Europian.

Ngjarja vjen në kohën kur kryeminsitrja Teresa May synon t’i hapë rrugë procesit të shkëputjes së vendit të saj nga unioni, një ndarje e cila tronditi themelet e familjes europiane, plagët e së cilët liderët po përpiqen t’i kurojnë me shpejtësi. Deklarata e përbashkët është një program i qartë për 10 vitet e ardhshme të BE dhe i bazuar në 4 pika të mëdha e të rëndësishme; Siguria; Ekonomia; Jeta Sociale, Politika e Jashtme e BE. Objektivi është një Europë e sigurtë, e begatë dhe e qëndrueshme, një Europë Sociale dhe e aftë për të qënë më e fortë në arenën botërore.

60 vjetori i BE u shoqerua me protesta në Romë, ku shumë njerëz u mblodhën në sheshet qendrore të kryeqytetit italian për të kundërshtuar shumë aspekte te drejtimit të unionit.

Share Button