Librazhd, nëna mbyt foshnjen 6-muajshe

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm banorët e Librazhdit, ku një 30-vjeçare ka mbytur me jastëk foshnjën e saj vetëm 6 muajsh.

Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kuturman, në komunën Qendër, ku 30-vjeçarja Orjana Lleshi ka mbytur djalin e saj, gjashte muaj pasi e kishte sjellë në jetë.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se gruaja konfliktohej shpesh me të shoqin, i cili ishte emigrant, për atësinë e fëmijës dhe për këtë arsye ishte në gjendje të rëndë psikologjike.

Sipas policisë, fillimisht gruaja deklaroi se foshnja ishte mbytur duke pirë gji, por më pas ajo pranoi autorësinë, duke pohuar se e kishte mbytur me duart e saj.

Share Button