LG pritet me modelin e ri G3

Kompania LG nuk ka dhënë ende ndonjë informacion zyrtar për telefonin e saj të ardhshëm, i cili me sa duket do të quhet LG G3.

Javën e kaluar kompania konfirmoi lajmin, se ky telefon do të ketë ekran 2K. Ndërko gjatë kësaj periudhe qarkullojnë fjalë se telefoni i ardhshëm do të vijë këtë verë në ngjyrë ari.

The Verge ka shfaqur një foto ku tregohet kutia e telefonit LG G3 në ngjyrë ari. Fatkeqësisht, pajisja vetë nuk është shfaqur, por The Verge thotë se këtë javë ne mund të shohim ndonjë foto të telefonit LG G3. Pritet që ky telefon të ketë korniza shumë të holla, ashtu si edhe paraardhësi i tij LG G2, si dhe disa butona në pjesën e pasme.

Sipas burimeve jozyrtare, thuhet se telefoni që pritet të dalë në verë do të ketë këto karakteristika: “Ai do të ketë ekran me rezolucion 1440 x 2560 pixelë (Quad HD), ka gjasa që ky ekran të jetë 5.5 inç”.

Siç mund edhe ta dini, telefoni aktual i kompanisë LG, G2, është gjithashtu në ngjyrë ari, përveç modeleve në ngjyrë të zezë, të bardhë dhe të kuqe. LG mund të prezantojë zyrtarisht telefonin G3 në muajin maj ose qershor.

Share Button