LG, orë inteligjente rezistente ndaj ujit dhe pluhurit

Kompania LG, nxjerr informacione shtesë mbi orën e saj inteligjente LG G Watch. Pas imazheve të para të saj vjen një version tjetër. Pjesa e jashtme e orës është pak a shumë në ngjyrë ari, ekrani është i zi, ndërsa rripi është i bardhë.

Sipas portalit krokodili.al, LG ka thënë se kjo orë inteligjente do të realizohet gjatë këtij tremujori. LG G Watch do të vijë me ekran 1.85 inç, 4GB memorie të brendshme dhe do të jetë gjithashtu rezistente ndaj ujit dhe pluhurit. Kjo orë inteligjente do të jetë pajisja e parë që vishet që do të përdorë sistemin Android Wear të Google-it.

Ora rezistente ndaj ujit dhe pluhurit, do të dalë së pari në tregun britanik, në muajin korrik. Çmimi i saj thuhet se do të jetë rreth 180 dollarë.

Share Button