Lezhë: Pranga 55-vjeçarit, i vuri flakën trarëve të hekurudhës

Nga Seksioni për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, ditën e djeshme është vënë në pranga Frrok  Simoni, 55 vjeç,  banues në Kallmet  Lezhë.

55-vjeçari është arrestuar pasi dyshohet se në tokën në pronësi të tij , në një parcelë përballë shinave të trenit të linjës Shkodër – Lezhë, ka ndezur zjarr për djegien e kashtës së grurit , i cili ka dalë jashtë kontrollit duke djegur dhe 30 copë traversa prej druri të shinave të trenit të kësaj linje.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së  Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Shkatërrim prone me zjarr”.

 

Share Button