Lezhë, asgjësohen 400 rrënjë kanabis sativa

Policia e Lezhës ka shkatërruar një parcelë me 400 fidanë rrënjë kanabis sativa në fshatin Krajen ndërsa është arrestuar edhe poseduesi i saj.

Në pranga ka përfunduar Gjergj Brunga, 66 vjeç ndërsa është shpallur në kërkim edhe një person tjetër pasi dyshohet për bashkëpunim me Brungën për mbjelljen e lëndës narkotike.

Mësohet se parcela me kanabis ishte mbjellë dy javë më parë.

Aksioni i policisë erdhi pas informacioneve të marra në rrugë operative në kuadër të planit të veprimit të Policisë së Shtetit për kontrollin e territorit për mbjellje të lëndëve narkotike.

Share Button