Lezhë, arrestohen dy grupe hajdutësh

Policia e Lezhës ka arrestuar pesë të rinj pasi akuzohen se janë pjesë e dy grupeve të cilët kryenin vjedhje në këtë qytet.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar Ronaldo Dedgjonaj, Redon Ismaili, Elvi Kumaraku, të tre të moshës 17 vjeç, si dhe Amarildo Gjergjaj 16 vjeç dhe Andrea Prendi 15 vjeç.

Sipas policisë të arrestuarit akuzohen për vjedhje në një supermarket dhe në disa banesa në zona të ndryshme të qytetit ndersa mësohet se kanë qenë të dënuar edhe më parë për veprat penale të vjedhjes dhe shpërndarjes së drogës.

 

 

 

Share Button