Leximi, veprimi më inteligjent që mund të bëni

E vetmja mënyrë për t’u bërë më të zgjuar, pavarësisht nga ajo që studiojmë ose ku
ndodhemi, është të lexojmë. Megjithatë, ajo që shumë pak njerëz na e tregojnë, është pse
leximi luan një rol të tillë integral në zhvillimin e inteligjencës, zgjidhjes së problemeve dhe aftësive analitike, si dhe aftësisë tonë për të kuptuar të tjerët.

Pse, pra, është ky hobi – ai që bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u ruajtur sa më shumë që rritemi – aq vendimtar për të ruajtur funksionimin tonë të trurit dhe për të përmirësuar inteligjencën tonë të përgjithshme? E pra, si filim, fëmijët që janë të ekspozuar ndaj librave që në moshë të re, janë natyrshëm të detyruar të përfshijnë një fjalor më të madh
pune, në gjuhën e tyre të përditshme. Duke qenë të ekspozuar ndaj një game të gjerë fjalësh, sidomos në vitet themeltare të zhvillimit, fëmijët inkurajohen të mësojnë gjëra të reja në mënyrë të etur – duke zhvilluar një kureshtje që në fund të fundit, përcakton se si
njerëzit i qasen të gjitha llojeve të të mësuarit, më vonë në jetë.

Përveç kësaj, leximi rrit aftësinë tonë për të kuptuar koncepte të reja – si kur hasim një skenar, vendndodhje apo njerëz që nuk i kemi ndeshur ende – dhe aftësinë tonë për të përfshirë këto ide të reja, në jetën tonë të përditshme.

Tregimet gjithashtu ndihmojnë shumë në përcaktimin e aftësive tona për të kuptuar, për të nxjerrë përfundime dhe për të analizuar një situatë. Për shembull, duke parashikuar një tregim – si përpjekja për të gjetur se kush është kryerësi i një krimi në një histori me
vrasje – ne praktikisht vëmë në zbatim aftësinë e zgjidhjes sëmasë e inteligjencës së përgjithshme në teste të standardizuara.

Leximi që në moshë të hershme pra, duket një mënyrë e kollajtë për të rritur inteligjencën. Por edhe leximi në një moshë të mëvonshme është shumë i rëndësishëm për stimulimin mendor. Në fakt disa studime kanë vërtetuar se leximi mund të shtyjë sëmundjen e
Alzheimerit apo të ngadalësojë procesin e humbjes së kujtesës.
Kështu që, nëse jeni në kërkim të një mënyre për të qenë më inteligjentë, lexoni
sa më shumë libra. Sa më shumë lexoni, aq më shumë dini! / Bota.al

Share Button