Letterman njofton tërheqjen nga ekrani

Veterani i ekranit televiziv amerikan, David Letterman ka njoftuar tërheqjen e tij në vitin 2015. Ylli i televizionit e bëri deklaratën e tij surprizë gjatë një regjistrimi të programit të tij “The Late Show with David Letterman” të enjten. Letterman, është një nga emrat më të mëdhenj të botës televizive amerikane. Ai ka kaluar 21 vjet duke prezantuar shfaqjen talk show në CBS pasi kishte drejtuar për 11 vjet programin tjetër “Late Night” në NBC. Ai u ka thënë shefave të tij në CBS se do të tërhiqet brenda një viti, kur dhe mbaron kontrata e tij. Duke iu referuar drejtorit të CBS, Leslie Moonves, Letterman i tha audiencës së tij: “E telefonova pak para programit dhe i thash ‘Leslie, kam kaluar mirë, t’i ke qenë shumë i mirë, rrjeti ka qenë shumë i mirë, por unë po tërhiqem’”. Letterman falenderoi të gjithë stafin që ka punuar me të, si ata që ishin të pranishëm në televizion në momentin e shfaqjes, ashtu edhe ata që ishin në shtëpitë e tyre pasi kishin mbaruar orarin e punës.

Share Button