Lëngu i rrushit, një antioksidues i fuqishëm

Konsumi i përditshëm i lëngut të rrushit mund të jetë një alternativë më e mirë se përdorimi i suplementeve të ndryshme komerciale, thonë studiuesit.

Është treguar se lëngu i rrushit ka efekte shumë të fuqishme antioksiduese dhe mund të ketë madje edhe efektin e disa tabletave të pasura me multi-vitamina dhe antioksidues të tjerë.

Ekspertët thonë se lëngu i rrushit është i pasur me flavonoide, lëndë të cilat janë edhe në çokollatë, çaj, verë.

Ato kanë efekt pozitiv në uljen stresit, duke ndihmuar edhe uljen e rrezikut nga sëmundjet e zemrës dhe nga shfaqja e kancerit.

 

Share Button