Lëngu i domates, ideal për një bel të bukur

Lëngu i domates është një produkt, që ndihmon për të humbur kilogramët e tepërt.

Lëngu nga domatja është burim i mirë i likopenit, antioksidues që pakëson rrezikun nga kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Sipas një studimi të kryer në Tajvan ku morën pjesë femra të moshës 20 dhe 30 vjeçe, që për dy muaj rresht kishin konsumuar lëng të domateve dhe nuk e kishin ndërruar menynë ushqimore, kishin humbur 2.5 centimetra nga forma e tyre e belit.

Ju kishte rënë edhe niveli i kolesterolit, madje për 10 për qind.

Studiuesit e universitetit mjekësor kinez në Tajvan theksojnë se lëngu do të mund të ishte faktor kyç në luftën kundër mbipeshës.

Rezultatet e para do të shfaqen që pas një muaji.

Përbërësit: 1 gotë lëng nga domatet; 1/4 e gotës lëng limoni; 1 lugë xhenxhefil të gërryer; 1 spec djegës; 2 kërcej selino.
Përgatitja: Përzieni lëngun e domates dhe limonit, xhenxhefilin dhe specin djegës të bluar. Do të fitoni 220 ml lëng. Shërbejeni në gota prej qelqi dhe lëngut shtojini selino.
– See more at: http://lajmi.net/receta-me-leng-domatesh-qe-shkrin-dhjamin-brenda-nje-muaji/#sthash.plNYu7cr.dpuf

Share Button