Lëkundje tërmeti në të gjithë vendin

Lëkundje të forta sizmike janë ndjerë mëngjesin e sotëm pothuajse në të gjithë vendin.

Tërmeti ka rënë rreth orës 02:59 ndërsa mësohet se epiqendra e tij ka qenë 43 km në Jug të Tiranës, 30 km në Veri-Lindje të Fierit dhe 5 Km në Lindje të Lushnjës, dhe lëkundjet kanë zgjatur rreth 10 sekonda

Lëkundje e forta të tërmetit janë ndjerë edhe në Tiranë, Elbasan, Durrës, Lushnjë, Berat, Kuçovë, Gramsh, Fier, Vlore, Krujë, Laç, Milot dhe Peshkopi.

Tërmeti ka shkaktuar panik dhe frikë te banorët, por fatmirësisht nuk janë regjistruar të lënduar dhe as dëme materiale.

Share Button