Lehtësoni stresin me këto ushqime

Megjithatë, një dietë e shëndetshme, mund të ndihmojë në lehtësimin e stresit. Ne duhet të mësojmë se çfarë ushqimesh të hamë dhe cilat duhet të shmangim, në mënyrë që të ndjehemi më mirë, më të relaksuar dhe të lumtur.

Këtu janë disa këshilla:

-Zgjidhni ushqime që përmbajnë proteina: Peshk, sushi, bajame, mish, minimizoni stresin mendor dhe mbani trupin e shëndetshëm.

-Ne mund të përmirësojë gjendjen shpirtërore duke marrë karbohidrate “të mira”. Në të kundërt, karbohidratet “e këqija” të tilla si sheqerna dhe yndyrna rrisin stresin dhe humorin e keq. Drithëra, oriz, makarona mund të ndihmojnë për të balancuar nivelin e sheqerit në gjak dhe lehtësimin e tensionit. Gjithashtu ushqime me krunde janë të përbëra nga karbohidratet komplekse që rrisin serotoninën, një substancë kimike natyrore që nxit ndjenjat e qetësisë dhe relaksimit.

-Farat e lulediellit janë një burim i madh i vitaminës B5, e njohur edhe nën emrin e vitaminës anti-stres për shkak të veprimit të saj pozitiv në sistemin nervor dhe gjëndrat e veshkave. Banane, avokado dhe qumësht kanë përmbajtje të mirë të vitaminës B5.

-Minerale shumë të rëndësishme janë gjithashtu kaliumi, zinku, hekuri dhe bakëri, të cilat promovojnë transportin e oksigjenit në gjak, përshpejtojnë metabolizmin e proteinave, dhe ndihmojnë për të parandaluar presionin e lartë të gjakut. Këto minerale janë gjetur kryesisht në ushqime të tilla si pulë, mëlçi, fasule dhe banane.

Share Button