Lehtësoni dhimbjen e kockave duke ngrënë kos

Një studim i publikuar në gazetën amerikane “New York Times” tregon se kosi mund të forcojë kockat.

Hulumtuesit monitoruan 4310 irlandezë të moshës mbi 60-vjeç, u mblodhën informacione mbi dietën dhe mënyrën e tyre të jetesës me anë të disa pyetësorëve.

Ata matën më pas densitetin kockor dhe dobësimin e kyçeve me anë të rrezeve X dhe skanerit MRI, dhe testuan aftësitë fizike të pjesëmarrësve në studim.

Njerëzit që hanin kos çdo ditë kishin rritje të densitetit kockor 3-4 për qind.

Konsumimi i kosit lidhet me 39 për qind më pak të zhvillimit të osteoporozës te femrat dhe 52 për qind më pak rrezik te meshkujt, krahasuar me ata që nuk e konsumonin kosin. Të parët po ashtu performuan më mirë në testet e aktivitetit fizik.

Autor kryesor i studimit ishte Eamon J.Laird, hulumtues shkencor te Kolegji Trinity në Dablin, i cili ka thënë se studimi ishte vëzhgues, andaj nuk mund të vërtetojë shkaktarët dhe efektet.

Megjithatë, Laird thotë se mesazhi kryesor është që kosi është një burim i mirë i lëndëve ushqyese si vitamina D, B, kalciumit, proteinave dhe probiotikëve.

Share Button