Le Pen: “Kosova është Serbi”, do tërheq njohjen e Kosovës

Djathtistja ekstreme, kryetarja e Frontit Demokratik, Marine Le Pen gjatë një interviste për gazetën serbe ‘Srpski Telegraf’ ka thënë se “Kosova është tokë e shenjtë serbe” prandaj “do ta tërheq njohjen e Kosovës”.

Kandidatja për presidente ka deklaruar se kur të marrë postin, do të rishikojë njohjen e Kosovës dhe gjasat janë për anulimin e njohjes së saj.

Sipas sondazhit të fundit, të porositur nga gazeta e famshme Le Figaro, Marine Le Pen dhe kandidati i qendrës Emmanuel Macron udhëheqin garën presidenciale me nga 26%, përfaqësuesi konservator Françios Fillon ka 17%, derisa dy kandidatët majtistë, socialisti Benoît Hamon dhe ekstremisti Jean-Luc Mélenchon, kanë nga 12%.

Share Button