Lavrov dhe Zannier bisedojnë krizën në Ukrainë

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, pritet që sot në Moskë të bisedoj me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së Lamberto Zannier, lidhur me mundësinë e uljes së tensioneve në Ukrainë.

Në një deklaratë të dhënë mbrëmë Lavrov u shpreh se do ta ftoj Zannierin për të vizituar qytetin jug-perëndimor Rostov, për tu takuar me refugjatët, që po largohen nga dhuna në Ukrainë.

Sipas Lavrov, në rajonin rus Rostov, janë afro 30 mijë refugjatë nga Ukraina.

Ndërkaq pritet që Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zannier të vizitoj rajonet lindore Luhansk dhe Donjeck, ku forcat e sigurisë së Ukrianës kanë luftuar kundër grupeve të armatosura të separatistëve pro-rusë.

Share Button