Largohet Benitez, Zidane trajneri i ri i Real Madridit

Rafa Benitez nuk është më trajner i Realit. Gjatë një konference për media të zhvilluar mbrëmjen e së hënës në ambientet e stadiumit “Santiago Bernabeu”, Perez ka zyrtarizuar legjendën Zinedine Zidane si pasues të spanjollit.

Shkarkimi i Benitez erdhi pas një mbledhje te gjatë të bordit të drejtorëve që u ftua nga Perez. Barazimi me Valencian 2-2 vendosi edhe fatin e spanjollit i cili besohet se nuk kishte marrëdhënie të mira me lojtarët.

Sidoqoftë, Perez ka prezantuar francezin Zidane duke thënë se do të ketë të gjithë mbështetjen.

“Kjo është skuadra jote, ky është stadiumi yt dhe ti do të kesh të gjithë mbështetjen. Nga ky moment je trajner i Realit. E di që fjala ‘e pamundur’ nuk ekziston në fjalorin tënd”- tha Perez para se të lironte vendin për Zidane.

Ndërkaq ndeshja e parë e trajnerit të ri, Zinedine Zidane, do të jetë në fundjavë ndaj Deportivos.

 

Share Button