Laprakë: Sherr masiv gra e burra, përfundojnë në spital

Një sherr i çastit mes dy personave që po udhëtonin në automjete tëndryshme ka përfunduar në dhunë të ashpër mes tyre.

Siç tregojnë të pranishmit në vendngjarje, të cilët nuk e dinë me siguri për çfarë ka nisur sherri, burrat dolën nga makinat duke u zënë me shkopinj dhe leva hekuri në sy të familjarëve që kishin me vete, raporton “joq”.

Ngjarja ndodhi në Laprakë paraditen e sotme. Në të janë përfshirë
edhe femrat që udhëtonin me këta persona, të cilat janë futur për të
ndarë sherrin. Bazuar në fjalët e dëshmitarit, disa prej tyre
përfunduan me gjak në spital.

Share Button