Lakra, parzmorja e hekurt e shëndetit

Forcon sistemin imunitar

Vitamina C që është në lakër, ndihmon që trupi ynë të luftojë kundër kancerit dhe redukton disa nga simptomat e sëmundjes Alzheimer.
Lakra gjithashtu përmban sulfur, i cili njihet përsa i përket forcimit të sistemit imun të trupit duke luftuar me infeksione mikrobiale.

Largon kapsllëkun

Lakra ndihmon që trupi ynë të mbajë mjaftueshëm ujë, në mënyrë që të largojë më lehtësisht ushqimin nga zorrët tona.
Kjo lë të kuptohet, se personi që përdor lakër mund të mos ketë kurrë probleme me kapsllëkun, sëmundje kjo që sjell probleme tjera si dhimbje koke, kancer gastrointestinal dhe çrregullime të lëkurës.

Ul nivelin e kolesterolit

Lakra është e mirë për të ulur nivelin e kolesterolit në trupin tonë.
Ne nuk kemi nevojë të përdorim barna të ndryshme, të cilat kanë efekte negative te trupi ynë.

Përmirëson shëndetin e syve

Lakra është shumë e pasur me beta-karotene, që i mban sytë e mprehtë dhe në formë shumë të mirë. Lakra përdoret në pije të ndryshme që ndihmojnë me glaukomë dhe shmangin çrregullimet nervore.

Ndihmon në humbjen e peshës

Për ata që dëshirojnë të humbin peshë apo të mbajnë një peshë të shëndetshme, lakra është çelësi i këtij suksesi.
Lakra nuk ka shumë kalori, ndërsa në vend të tyre ka elemente tjera të shëndetshme.
Nëse lakra shtohet në një dietë me ushqime tjera organike, ka sukses të lartë.

Share Button