Lajmet për mbulimin e statujës së Skënderbeut, KMSH: Asgjë nuk është bërë me qëllim

Falja e Namazit nga besimtarët myslimanë në sheshin “Skënderbej” këtë të premte në Tiranë me rastin e Kurban Bajramit është shoqëruar me kritika të shumta lidhur me mbulimin e monumentit të heroit tonë kombëtar.

Por për të ju përgjigjur të gjitha kritikave ka reaguar Komuniteti Mysliman Shqiptar, i cili thekson për Report TV se vendosja e ekranit nuk është bërë me tendencën për ta mbuluar monumentin e Heroit Kombëtar.

KMSH madje e cilëson injorancë pjesën e aludimit për mbulim, pasi thekson se as nuk është mbuluar. Sipas KMSH-së, ka qenë zgjedhje e organizatorëve vetëm për faljen e Kurban Bajramit, por aspak e qëllimtë dhe e lidhur me mbulimin e monumentit të Skënderbeut.

Beteja e fotove për Skënderbeun e mbuluar. Në fakt e vërteta nuk është me shami
Lexo më shumë
Në fakt monumenti i Skënderbeut, dhe ekrani i vendosur përpara tij kanë krijuar përshtypjen se ai është mbuluar. Megjithatë nga fotot e shkrepura, lë vend për dyshime pasi nga njëri kënd më i afërt duket i mbuluar.

Por në një foto tjetër të shkrepur nga larg sheshit “Skënderbej”, monumenti nuk duket të jetë i mbuluar. E.C/ Copyright Tiranapost.al

img_7626

 

Share Button