Lagarde: Rreziqet financiare janë shtuar

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde ka olur lidhur me situatën ekonomike botërore, duke nënvizuar se rimëkëmbja e ekonomisë nuk mjafton për të sjellë rënien e papunësisë. “Duhet të bëhet më tepër për të shmangur një mediokritet të ri, ose një periudhë rritjeje të ulët për një periudhë të gjatë”, ka deklaruar Lagarde. Lagarde ka insistuar mbi nevojën për të ecur përpara me reformat dhe ndërsa ka konstatuar një rënie të rreziqeve makro-ekonomike, ajo ka vënë në dukje se si rreziqet financiare janë rritur. Ndërkohë, rritja ekonomike do të jetë në qendër të samitit G20, ku do të diskutohet kryesisht për reformat që do të mund ta përforcojnë atë.

Share Button