Lady Gaga zgjidhet gruaja e vitit

Lady Gaga është zgjedhur gruaja e vitit nga revista muzikore “Billboard” pas disa ngjarjeve të rëndësishme që shënuan karrierën e saj artistike në këtë vit si performanca në ceremoninë e çmimeve Oskar përkrah aktores Julie Andrews, turneu muzikor me Tony Bennett dhe angazhimi i saj për sensibilizimin e problemit të sulmeve seksuale në kolegje.

Gaga u zgjodh pasi këtë vit ajo ka qenë një figurë e rëndësishme dhe me ndikim. Nuk ka asnjë grua me këtë fuqi dominuese në kulturën popullore dhe evoluimin e saj, sa Lady Gaga sot,”- tha Janice Min, bashkëkryetar i jurisë në “Billboard”.

Këngëtarja e “Born This way” mori duartrokitje të shumta me interpretimin e saj me “Sound of music” në ceremoninë e çmimeve Oskar në shkurt.

Gaga ka performuar në 36 turne ndërkombëtarë me këngëtarin Tony Bennett dhe këtë muaj ajo publikoi edhe këngën “Til It Happens to You”, e cila do të shoqërohet edhe me dokumentar për sulmet seksuale në kolegje.

Çmimi i gruas së vitit do t’i akordohet këngëtares në muajin dhjetor në një ceremoni të veçantë. Vitin e shkuar e përzgjedhura e “Billboard” ishte këngëtarja Taylor Swift.

 

 

Share Button