Ky ushqim duhet konsumuar në mëngjes për një lëkurë të pastër

Çfarë këshillojnë dermatologët për të ngrënë çdo mëngjes, në mënyrë që të kesh gjithmonë lëkurë të pastër e të shëndetshme?

Sipas dermatologes Dr. Jessica Wu, dita duhet nisur me ushqime të cilat kanë përmbajtje të lartë acidesh yndyrore Omega-3. Ku gjendet? Në sardele, farat Chia ose arra. Avokadot janë gjithashtu një ushqim i mirë për lëkurën, sepse janë të pasura me elementë që luftojnë bakteret. Përveç kësaj, këto produkte ushqejnë lëkurën edhe me yndyra të shëndetshme duke i dhënë asaj shkëlqimin natyral.

Kështu, përveç qumështit me drithëra në mëngjes, mbaj një dietë të balancuar edhe me acidet yndyrore, të cilat të ndihmojnë të kesh gjithmonë lëkurë rinore.

Share Button