Ky produkt i përditshëm e rrit rrezikun e depresionit tek meshkujt

Meshkujt të cilët konsumojnë shumë sheqer janë 23 për qind më të prirë të zhvillojnë çrregullime të zakonshme mendore – si depresioni e shqetësimi – krahas atyre të cilët nuk konsumojnë aq shumë sheqer, transmeton Telegrafi.

Të paktën këtë e thotë studimi i ri nga Instituti i Epidemiologjisë të Universitetit të Londrës.

Por, sa shumë sheqer konsiderohet “shumë sheqer”?

Siç duket 67 gramë sheqer e kalon sasinë e rekomanduar, ndonëse në Amerikë meshkujt mesatarisht konsumojnë 94 gramë sheqer në ditë.

Anika Knuppel, e cila e ka udhëhequr këtë hulumtim, ka thënë:

“Ka shumë faktorë të cilët ndikojnë në mundësinë për çrregullime disponimi, megjithatë konsumimi i dietave të cilat kanë përqindje të madhe të sheqerit mund të jetë shkaktari i sëmundjeve mendore te meshkujt”!

Vlen të ceket se studimi nuk ka gjetur ndonjë ndërlidhje mes konsumimit të sheqerit dhe çrregullimit të disponimit te gratë, dhe kjo mbetet ende e paqartë se përse!

Share Button