Kuvendi nis punën, pasdite votohet kryeparlamentari

Ka nisur punimet seanca e parë e legjislaturës së 9 të Kuvendit të Shqipërisë.

Kjo seancë u drejtua nga deputetit socialist, Besnik Baraj, i cili pas refuzimit të Sali Berishës, Tritan Shehut dhe Gramoz Ruçit, që vetëm pak orë më pas pritet të zgjidhet kryetar i Kuvendit, rezulton të jetë deputeti më i madh në moshë në këtë legjislaturë.

Pas leximit të emrave të 140 deputetëve të zgjedhur, Baraj njoftoi ngritjen e komisionit të verifikimit të mandateve, e kryesuar nga deputetja socialiste Vasilika Hysi, që do të nisë verifikimet për tu rimbledhur sërish Parlamenti në orën 18:00, ku dhe pritet të votohet kryetari i ri i Parlamentit, Gramoz Ruçi.

Në përfundim të seancës, kryetari i Partisë Demoraktike, Lulzim Basha, i cili rikthehet pas një mungese gati 7-vjeçare në Parlament, kërkoi fjalën për procedurë, por kjo gjë nuk u pranua.

Share Button