Kuvendi miraton ndryshimet në qeveri

Kuvendi i Shqipërisë në një seancë të jashtëzakonshme ka miratuar sot ndryshimet në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, duke votuar zëvendëskryeministren dhe 6 ministra teknikë, propozuar nga opozita, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas marrëveshjes së arritur mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe liderit të opozitës, Lulzim Basha, janë votuar si teknikë nga deputetët e maxhorancës dhe opozitës, Ledina Mandija në postin e zv.kryeministres, Dritan Demiraj, ministër i Brendshëm, Mirela Karabina, ministre e Arsimit, Arben Beqiri, ministër i Shëndetësisë, Xhulieta Kërtusha është emëruar në postin e ministres së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ministre e Financave, Helga Vukaj dhe në krye të ministrisë së Drejtësisë, Gazment Bardhi.

Pas betimit në Presidencën e Shqipërisë, ministrat e rinj do të marrin zyrtarisht detyrën.

Share Button