Njihuni me kafshët më inteligjente sipas Kuranit?

Kurani dhe Suneti i Muhamedit flasin për gjërat kryesore të natyrës: ujin,Tokën faunën dhe florën si dhe kohën. Gjashtë sure në Kuran mbajnë emrin e një gjallese: El-Bekare (lopa), Neml (milingona), El-Fil (elefanti), Nahl, (bleta), Ankebut (merimanga), ndërsa bota shtazore në Kuran dhe hadith përmendet në kontekste të ndryshme.

Janë të shumta urtësitë e përmendjes së kafshëve në Kuran dhe hadith. Ato përfshijnë edhe urtësitë e natyrës sheriatike, sepse me statusin e kafshëve lidhen edhe disa norma fikhore, duke filluar që nga konsumimi i mishit të tyre, shfrytëzimin e tyre për gjueti, mbajtjen në pronësi, etj.
Në vazhdim do të përmendim 16 kafshët dhe insektet e përmendura në Kuran, duke shkruar edhe disa ajete në të cilët këto përmenden:

Bleta: “Zoti yt e frymëzoi bletën, (duke i thënë): Ndërto shtëpi në male dhe në drurë dhe në atë (kosheret) që kanë ngritur njerëzit! Ushqehu me gjithfarë lloje frutash dhe ec rrugës së Zotit tënd përulshëm!” Nga barku i tyre del lëng ngjyrash të ndryshme, në të cilin ka ilaç e shërim për njerëzit. Vërtetë që kjo është shenjë për ata që persiatin.

Lopa: “(Shërbëtori) i tha: “O Jusuf, o njeri i drejtë! Na shpjego (ëndrrën) për shtatë lopë të majme, të cilat hahen prej shtatë lopëve të dobëta dhe për shtatë kallinj të gjelbër e shtatë të tjerë të tharë, që të kthehem te njerëzit e ta dinë edhe ata.”
Deveja: “Vallë, a nuk i shohin devetë, se si janë krijuar?! (Gashijeh, 17).

Elefanti: “Vallë, a nuk ke dëgjuar ti se si bëri Zoti yt me njerëzit e elefantit.”.

Merimanga: “rasti i atyre, që zgjedhin mbrojtës të tjerë në vend të Allahut, është si rasti i merimangës që zgjedh rrjetën e vet për shtëpi. Por shtëpia më e dobët është pikërisht rrjeta e merimangës. Veç sikur ta dinin!”.

Kuajt: “Burrave u është hijeshuar dashuria për gjërat e dëshiruara: për gratë, fëmijët, arin dhe argjendin e grumbulluar, kuajt e bukur, bagëtitë dhe arat e lëruara. Këto janë kënaqësitë e kësaj jete, por shumë më i mirë është kthimi tek Allahu.”

Gjarpri: “Hidhe shkopin tënd!” Kur e pa se shkopi po lëvizte shpejt, si të ishte gjarpër, u zmbraps me të shpejt, pa shikuar pas, ndërsa iu tha: “O Musa! Afrohu dhe mos u frikëso, sepse ti je i mbrojtur.”.

Shpendët: “A nuk i shohin shpendët mbi kokat e tyre, se si i hapin dhe i mbledhin krahët? Askush nuk i mban ata, përveç të Gjithëmëshirshmit; Ai, me të vërtetë, sheh çdo gjë.”

Share Button