Kush janë vitaminat e rëndësishme për sytë?

Ushqimi ka një rëndësi të veçantë në shëndetin e syve dhe në bukurinë e tyre. Për të pasur një shikim sa më të shëndetshëm është i rëndësishëm marrja e vitaminave të tilla si: A, B dhe C.

Nëse në mëngjes ju shikoni se keni sy të fryrë atëherë kjo tregon se keni mungesa të marrjes së vitaminës A përmes ushqimit. Sugjerohet të konsumohet më tepër majdanoz, spinaq apo karotë. Jo vetëm që i sigurojnë vitamina organizmit, por përmirësojnë ndjeshëm shikimin.

Përsonat të cilët kanë të zezë pjesën poshtë syve të tyre është e rëndësishme që të konsumojnë sallatë në mënyrë që të eleminojnë atë.

Ajo ka një larmi substancash e vitaminash. Vitamina B përcakton gjallërimin e shikimit dhe shkëlqimin e syve. Maja e birrës dhe gruri janë burime të mira të kësaj vitamine.

Për sa i përket vitaminës C thuajse të gjitha perimet dhe pemët janë të pasura me të, veçanërisht qitroja. Kjo vitaminë ndihmon në forcimin e muskujve të syrit.

Teprica e toksinave në një organizëm, reduktimi i të cilave varet nga uji mineral mund të jetë arsye e një vështrimi të lodhur.

Share Button