Kuriozitete rreth organeve të trupit tonë

1. Organi më i gjatë i organizmit tonë është zorra e vogël (intestinum tenue). Edhe pse quhet nga anglezët “small intestine” është 4 herë më e gjatë se gjatësia mesatare e një njeriu të rritur.

2. Zemra e njeriut prodhon gjak me një presion për ta pompuar atë deri në 9 metra lartësi. Kështu që mos u preokuponi në qoftë se arrini të dëgjoni rrahjet e zemrës suaj. Për të pompuar gjak në të gjithë trupin tonë në një kohë kaq të shkurtër duhet një presion i mirë nga kontraktimi i zemrës.

3. Lëngjet gastrike janë në gjendje të tresin edhe një fletë brisku.

4. Mendohet se trupi njerëzor ka më shumë se 96 000 kilometra enë gjaku. Duke bërë një llogari të thjeshtë me enët tona mund të bëhen me pak fjalë 2 xhiro rreth botës.

5. Çdo 3 apo 4 ditë në stomakun tonë krijohet një membranë mukozë e re. Kjo për shkak të forcës së madhe të acideve prezente në stomak dhe kush vuan nga ulçera mund ta kuptojë shumë mirë sa të dhimbshme janë këto acide sidomos kur sulmojnë muret e stomakut.

6. Sipërfaqja e mushkërive tona është e barabartë me atë të një fushe tenisi; në fakt për të dërguar sa më lehtë oksigjenin në gjak, mushkritë janë të pajisura me qindra bronke dhe hojëza. Këto janë të lidhura me kapilarët që çojnë oksigjenin në gjak duke e marrë nga dioksidi i karbonit (CO2). Sipërfaqja gjigande e mushkërive ndihmon këto veprime dhe na siguron një shkëmbim të denjë oksigjeni dhe dioksidit të karbonit në çdo moment.

7. Zemra e femrave rreh më shpejtë se ajo e meshkujve. Shkaku duhet kërkuar në masën trupore, megjithëse është zbuluar që zemra femërore punon ndryshe nga ajo mashkullore.

8. Shkencëtarët kanë arritur të numërojnë më shumë se 500 funksione të mëlçisë. Me shumë mundësi kur dalim të shtunave dhe dehemi nuk mendojmë për mëlçinë tonë, por në qoftë së doni ta dini, mëlcia është organi që punon më shumë në brendësi të trupit tonë.

9. Aorta, arteria kryesore që nis nga zemra jonë ka diametrin e një tubi normal. Kjo arterie është kaq e gjerë sepse duhet të transportojë në brendësi të saj pjesën më të madhe të gjakut që do të qarkullojë në sistemin tonë.

10. Mushkria e majtë është më e vogël se mushkëria e djathtë për t’i lënë hapësirë zemrës.

11. Në njeri mund të jetojë pa pjesën më të madhe të organeve të tij. Trupi ynë mund të duket i dobët, por mund të mbijetojë pa stomak, pa 75% të mëlçisë, 80% të zorrës,dhe pa një veshkë. Me siguri s’do të ndiheshit shumë mirë, por organet e munguara nuk do t’ju sillnin vdekjen.

12. Gjëndrat mbiveshkore e ndërrojnë madhësinë gjatë jetës. Përpara lindjes këto janë të mëdha sa një veshkë, ndërsa me kalimin e kohës bëhen gjithnjë e më të vogla, deri bëhen vështirësisht të dukshme në moshë të madhe.

Share Button