Kuriozitete për kangurët nuk i keni dëgjuar ndonjëherë

E dini se kangurët janë kafsha e vetme e madhe në botë që lëvizin duke kërcyer? Ata zakonisht kërcejnë me një shpejtësi prej rreth 21-25 km në orë. Megjithatë, kur mendojnë se janë në rrezik, mund të shkojnë edhe deri në rreth 60 km në orë. Kangurët janë kafshë që nuk djersijnë në temperatura të nxehta. Ato fshihen në hijen e pemëve kur temperaturat arrijnë 40 gradë celsius dhe freskojnë trupin duke lëpirë gjymtyrët e tyre.

Kanguri femër mund të përcaktojë seksin e foshnjës në bark dhe mund të shtyjë periudhën e lindjes nëse sheh se ambienti përreth përbën rrezik për foshnjën e porsalindur. Dhe një kuriozitet i fundit interesant për kangurët është se numri i tyre është më i madh se numri i banorëve në Australi.

Share Button