Kupa e Italisë, sot supersfida Juve-Inter

Mbrëmjen e sotme pritet që në “Juventus Stadium” të zhvillohet një betejë e vërtetë. Në orën 20:45, Juventusi dhe Interi do të përballen për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë.

Në Torino ka shumë interes për këtë takim dhe këtë gjë e vërteton fakti se janë shitur të gjitha biletat.Skuadra që do të dalë fitimtare nga kjo përballje e dyfishtë, në finale do të gjejë fituesen e çiftit Alessandria-Milan (ndeshja e parë përfundoi 0-1).
Formacionet e mundshme të të dyja skuadrave:

Juventus: Neto; Rugani, Bonucci, Chiellini; Cuadrado, Pogba, Sturaro, Marchisio, Alex Sandro; Dybala, Morata

Inter: Handanovic; Nagatomo, Miranda, Juan Jesus, Telles; Kondogbia, Medel; Biabiany, Brozovic, Ljajic; Jovetic.

Share Button