Kultura shqiptare pjesë e panairit ndëkombëtar në Konia

Në Konya të Turqisë është organizuar panairi i përvitshëm i studentëve nga e gjithë bota, i organizuar nga Unioni i Shoqatave të Studentëve Ndërkombëtarë në bashkëpunim me institucionet vendase.

Ky është viti i 9-të që po organizohet jo vetëm në Konya, por edhe në 36 qytete të tjera të Turqisë.Në Konya të Turqisë studentët e 60 shteteve ndërkombëtare prezantuan kulturat e tyre, ndërsa organizimi final është me 15 maj në Stamboll ku pritet të merr pjesë edhe Presidenti Erdogan.Qëllimi është prezantimi i kulturave dhe i traditave të vendeve nga vijnë.

Përmes këtij organizimi në mënyrë të shkëlqyer është prezantuar kultura shqiptare përmes dy shteteve, Shqipërisë dhe Kosovës.Interesimi i vizitorëve ka qenë jashtëzakonisht i madh.

Ata pyesnin për vendet turistike, objektet e vjetra të trashëgimisë kulturore; se çfarë sistemi të arsimit ka Kosova; për ekonominë, ushqimet tradicionale, veshjet kombëtare, raportet mes njerëzve, për gjendjen politike; a ka gjëra të përbashkëta mes Kosovës dhe Turqisë si në aspektin kulturor, fetar etj.,” u shprehen studentët nga trevat shqiptare.

Share Button