Kukës, Rama: Ulja e taksave, nxitje për punësimin

Në kuadër të turit “Të pastrojmë më tej Shqipërinë”, kryeministri Edi Rama ka qenë paraditen e kësaj të shtune në Kukës.

Në fjalën e tij para të pranishëmve, Rama e ka vënë theksin tek masat e qeverisë së tij për favorizimin e biznesit të vogël dhe në veçanti bujqësisë.

Kreu i ekzekutivit ka theksuar se, shembulli i njeriut të punës duhet të promovohet dhe vlerësohet, ndërsa ka vlerësuar si të një rëndësie jetike formalizimin e punonjësve.

Ai ka shprehur habinë e tij me pretendimet e opozitës, se qeveria po vjedh e po gjobit tregtarët dhe ka theksuar se, tregtarëve nuk u vjen asnjë e keqe nga lëshimi i kuponit.

Share Button